KreuCelebrity

Covid 19 nuk e ndalon Natën e Bardhë! Koncerti nuk mungoi, vetëm se ishte pak ndryshe!!

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar përditshmërinë e njerëzve në mjaft pjesë të botës. Pjesë e këtij ndryshimi janë dhe eventet e mëdha, të konsideruara një rrezik përsa i takon përhapjes së sëmundjes për shkak të grumbullimit të njerëzve. Por për adhueruesit e tyre, është gjetur zgjidhja. Mjaft të tilla si koncertet po zhvillohen online. E njëjta gjë ndodhi dhe me “Natën e Bardhë”, e cila është kthyer tashmë në një traditë për kryeqytetin. Bashkia e Tiranës u kujdes që koncert të kishte, por në zbatim të rregullave, ndaj kush deshi, e ndoqi në internet.  Koncerti u zhvillua pa publik tek Akademia e Arteve, dhe u transmetua online nga kryebashkiaku, Erion Veliaj. Në të morën pjesë Soni Malaj, Dafina Zeqiri, M. Elvis, Kastro Zizo, West Side Family e Stine.

Pavarësisht vështirësive, fryma e festave është këtu me ne!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF