Bashkëshortja e tij Kostandina feston sot 60 vjetorin e lindjes, e në pamundësi për të festuar siç do të dëshironin, i shoqi Agron Llakaj i ka bërë një urim zemre nëpërmjet një foto të adhurueshme me dy nipërit dhe mbesën.
“E si mund te filloj Dhjetori ndryshe?! Ne ditelindjen tende shume urime zemre,e dashur Kostandina ! Per buqetë zgjodha këtë foto, kanë gjithë freskinë dhe bukurinë e luleve me aromë biri…,Adea, Teos dhe Brus. Gezofsh dhe për 100 ! Nuk festojme dot siç do dëshironim…,por do pimë dolli zemre e dashurie…, le të dehemi! Gëzuar Kostandina 60 vjetorin !”; shkruan producenti Llakaj në urim kushtuar bashkëshortes.
Çifti janë bërë gjyshër për herë të tretë dhe kanë dy nipër e një mbesë!