KreuCelebrity

Melania zbukuron për herë të fundit Shtëpinë e Bardhë për Krishtlindje!

Pas humbjes së bashkëshortit të saj, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Melania Trump do të kthehet në muajin janar kur bën betimin presidenti i ri, në ish Zonjën e Parë të SHBA-së. Por zbukurimi i Shtëpisë së Bardhë për festat e fundvitit, ishtë edhe këtë radhë detyrë e saj. Fotot janë bërë publike dhe aty qartë se Melania, ka bërë vërtet një punë të mirë. “Së bashku ne festojmë këtë tokë që jemi krenarë ta quajmë shtëpi”- ka shkruar ajo, ndërsa ka marrë plot komplimenta për shijen e saj të rafinuar. Ngjyra që mbizotëronte në zbukurimet e sivjetshme ishte e gjelbra dhe e kuqja. Melania dhe vetë kishte veshur një bluzë ngjyrë argjendi plot shkëlqim për fotot zyrtare, duke e përcjellë kështu akoma edhe më mirë shpirtin e festës!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF