KreuCelebrity

Saimiri i rrëfehet Xhesit për lidhjen 4 vjecare me një gjermane!

Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, solli dy eleminime: Jonida dhe Stelina nuk morën trëndafil nga protagonist i show-t, Saimiri, që shtoi megjithatë se dëshiron që të mbetet mik me to.

33 vjecari i ka takuar të gjitha konkurrentet në një qendër SPA, ku kanë zhvilluar lojëra uji. Por veç takimit në grup, Saimiri rezervoi një takim të gjatë privat me Xhesin, për të cilën shprehu interes për ta njohur më shumë. 26 vjecarja I është dukur tip më I tërhequr, ndaj Saimiri vendosi të krijojë një atmosferë më të vecantë për të, sic është ajo e një takimi nën dritën e qirinjve. Veç bisedave të tjera, teksa Xhesi e ka pyetur se përse ka zgjedhur ta kërkojë dashurinë në Shqipëri, Saimiri ka rrëfyer për një lidhje të gjatë që ka pasur në të shkuarën me një vajzë gjermane. “Është shumë vështirë para kameras, para publikut që të tregosh emocionet tamam siç ndihesh, është shumë vështirë. Çfarë bën Xhesi në jetën e përditshme, si kalon?”, e pyeti ai. “ Xhesi: Unë jetoj këtu në Tiranë, jetoj vetëm. Mamin dhe babin i kam nga Shkodra:, tha Xhesi ndërsa I drejtoi dhe vetë një pyetje:” Pse vendose ta kërkosh dashurinë tek një vajzë shqiptare?”. Atëherë 33 vjecari bëri një rrëfim, duke treguar se e ka përjetuar një histori dashurie me një vajzë të huaj, ecila është mbyllur . “Unë kam pasur një lidhje të gjatë, katër vjet me një vajzë gjermane. Kur kalon 4 vite me një person normal që e do dhe do kesh ndjenja për të. Nuk të shoh dot kështu, po të jap këtë xhaketën time”, ka thënë ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF