Konsiderohet si një prej aktoreve të reja më premtuese të Hollivudit. E nominuar për një cmim Oskar, Ellen Page është padyshim një yll në rritje. Cështja është që nga sot e tutje, nuk do t`ia dëgjojmë më këtë emër. Aktorja e lindur në Kanada u vetëdeklarua publikisht si transgjinore dhe tha se prej ketij momenti, do të quhet Elliot.
Duke treguar se tani ndihet vërtet vetvetja, 33 vjecarja nuk e mohoi se a edhe frikë sic tha “ nga urrejtja, talljet dhe dhuna” . Megjithatë duke iu drejtuar komunitetit trans, shtoi se do të “ bëjë c`është e mundur për të ndryshuar këtë botë për mirë”!