KreuCelebrity

Silvana flet për Saimirin: “Më zgjodhi mua sepse jam më seksi”!

Njëra prej binjakeve, Silvana ishte në mesin e vajzave të zgjedhura nga Saimiri në “Love Story” për takim të shkurtër në pishinë, dhe kjo e ka entuziasmuar. Ajo e cilësoi takimin si “hot” , ndërsa rrëfeu se ka nisur të ndryshojë mendje për protagonistin e show-t.

“Mirë po bën Saimiri që po bën lojë. Na ngatërroi çikë dhe ne po e ngatërrojmë pak. Ishte takim i gjatë, folëm shumë dhe më pëlqeu gjëja që folëm, edhe pse ishte pak “hot” si takim i parë. Kam ndryshuar mendje, sepse m’u duk shumë pasiv në fillim me të gjitha vajzat. Aty pashë që kishte ndryshim dhe ai po seleksionon ndoshta se kush i pëlqen më shumë dhe kush më pak”, tha Silvana. Por ndërkohë, ishte e pashmangshme pyetja se përse zgjodhi atë dhe jo të motrën binjake, Albanën. “Ai bëri shumë mirë që diferencoi, duhet të zgjidhte njërën. Më zgjodhi mua. Qejfi m’u bë. Albana shumë mirë ndihet. Ai zgjodhi më seksin dhe më seksi isha unë. Unë pashë ndjenja dhe besoj se do ta marr trëndafilin”,- u shpreh Silvana.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF