Lajmi se fituese e “Festivalit të Këngës” këtë vit është Anxhela Peristeri u përhap me shpejtësi përpara pak ditësh. Por po aq shpejt ai u hodh poshtë nga drejtori i Festivalit, i cili sqaroi se është e pamundur të shpallet fituesi, kur festivali ende nuk është zhvilluar. Vetë Anxhela ka reaguar sot mbi të ashtquajturën fitore të saj.
“Nuk kam dashur të flas fare për këtë pjesë, pasi ishte një budallëk me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet sepse ky lajm është marrë nga Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një lajm zyrtar. Nuk është aspak e drejtë. Ky person është shprehur se ka shumë kohë që bën parashikime të tilla dhe asnjëherë s’është bërë lajm. Mua më uruan disa persona dhe më pas kaloi. Eurovisoni është qëllimi i shumicës. Kur vendosa që do të merrj pjesë në Festival, i thash Kledi Bahitit të bëjmë një këngë të bukur si gjithmonë. Ndonjëherë, këngëtarët duke u përpjekur të bëjnë këngë të bukura, të denja për Eurovison, i prishin ato. Më pas, janë edhe politikat e Eurovizionit, votat nëpërmjet shteteve. Të gjithë sunojmë që ta çojmë këngën në Eurovison, kur konkurojmë për Festivalin e Fundvitit”- tha ajo te “Syri I keq”.