KreuCelebrity

Zbulohet nga shkencëtarët gjermanë, shenja që tregon se mund të kaloni formën e rëndë të Covid 19!

Zbulohet nga shkencëtarët gjermanë, shenja që tregon se mund

Është ende e paqartë se pse shumë të infektuar nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë që të tjerë përjetojnë eksperienca të rënda ose humbin jetën. Tek pacientët me simptoma të rënda, mushkëritë shpesh inflamohen, dhe ndonjëherë preken gjithashtu veshkat e zemra. Tani, thotë dosja.al, studiuesit kanë identifikuar qeliza të pazhvilluara të gjakut që mund të sinjalizojnë ndërlikimet e koagulimit tek të infektuarit me COVID-19.

Rastet për të qenë potencialisht të rënda mund të zbulohen tani më herët. Gjaku shpesh mbingarkohet, cka mund të shkaktojë forma te mpiksjes në mushkëri. Tashmë, një ekip i përbërë nga studiues të universiteteve dhe instituteve kërkimore në Gjermaninë Veriore dhe Perëndimore si dhe nga Holanda fqinje, kanë zbuluar një tregues kyç në gjakun e pacientëve të infektuar nga COVID-19, e dhënë e cila mund të jetë një shenjë e hershme paralajmëruese për rastet e rënda.

Në mostrat e gjakut, sipas dosja.al, shkencëtarët e Fondacionit Kërkimor Gjerman “Precision Medicine in Chronic Inflammation Cluster of Excellence” gjetën qelizat pararendëse të trombociteve, të cilat mund të tregojnë probleme me mpiksjen e gjakut. Si rregull, megakariocitet, të cilat kontribuojnë në prodhimin e trombociteve, gjenden në palcën e kockave. Kur megakariocitet përfundojnë në gjak, ato mund të shfaqin probleme të ngjashme me mpiksjen, sipas studimit. Kjo mund të tregojë se këto qeliza të pazhvilluara shkaktojnë probleme të rrezikshme të mpiksjes. Studiuesit zbuluan gjithashtu një numër të madh të qelizave të kuqe të pazhvilluara të gjakut në mostrat, që në kushte tipike do të ishin zhvilluar në palcën e kockave. Këto qeliza të kuqe të gjakut janë përgjegjëse për shpërndarjen e oksigjenit përmes trupit. Një rritje e qelizave paraardhëse të qelizave të kuqe të gjakut tregon mungesën e oksigjenit, një reagim emergjent i njohur në rastet e sëmundjeve të rënda të mushkërive.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF