KreuCelebrity

Dyndjet e Black Friday, mjeku Pipero: “M`u mbushën sytë me lotë”!

Dyndjet e Black Friday, mjeku Pipero: “M`u mbushën sytë me

Pamjet e ditës së uljeve të njohur si “ Black Friday”, që tregonin sesi dhjetëra qytetarë ishin grumbulluar dhe prisnin të hynin në dyqane në një kohë si kjo, kur për shkak të pandemisë kërkohet distancim fizik, bënë xhiron e rrjetit.

Mjeku infeksionistit Pëllumb Pipero, i quajti ato tronditëse. “Kur i pashë këto pamje, që më tha djali ‘Shiko babi çfarë tmerri!’ dhe kur shikoj stafin me mundin që bëhet në Urgjencë, dhe shikojë të sëmurët, jo vetëm më rrëqethet mishi, por më mbushen sytë me lot. Në radhë të parë s’duhet ta lejojmë ne qytetarët që të na ndodhë. Ata nga aty shkojnë në shtëpi, infekton ndoshta 200, 400 apo 600 të tjerë. Janë pamje tronditëse që s’duhet t’i lejojnë. Ata që i kanë këto qendra tregtare s’duhet t’i lejojnë, as autoritetet. Pjesa më e madhe e tyre do jenë në spital, apo edhe prindërit e tyre. U bëjmë thirrje qytetarëve, autoriteteve dhe drejtuesve të qendrave të mos lejojnë shfaqje të tilla se do na vrasin para se të vijë vaksina”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF