KreuCelebrity

Një vit nga humbja e të atit; Dojna Mema bën dedikimin e ndjerë!

Ka kaluar një vit nga mungesa e të atit në familjen e Dojna Memës dhe sot në përvjetorin e humbjes së babait moderatorja ka bërë një dedikim të ndjerë përbri një foto në rrjetin social Instagram.

“Një vit pa të prekur dorën, pa të ndjerë erën dhe pa të përqafuar. Një vit ku zemrën e kam patur plot me ty dhe mendjen çdo ditë tek ti. Faleminderit bab që ke qenë aq pranë meje sa tani që nuk je më fizikisht, jemi bërë NJË e vetme. Ti je unë, e unë jam ti. Gjithmonë! #njëshpirtpërkatër”; shkruan Dojna në postimin për të atin

Dojna ka treguar gjithmonë se ka qenë shumë e lidhur me babain e saj, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta një vit më parë pas një sëmundje të rëndë betejën me të cilën nuk mundi dot ta fitojë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF