KreuCelebrity

Takimi në pishinë, Vivien: E zhgënjyer me njërën nga vajzat!

Takimi në pishinë, Vivien: E zhgënjyer me njërën nga

Spektakli “Love Story” në TV Klan ka hyrë tashme në javën e tretë. Saimiri deshi t`I takonte vajzat në pishinë, për t`I parë sic tha, sa më natyrale, dhe e gjithë kjo ishte vërtet e vecantë, ndërsa vajzat u ndjenë si më të lirshme. Grupi i konkurrenteve zhvilluan disa lojëra uji, ndërkohë që 33-vjeçari ka veçuar disa prej tyre për një takim të shkurtër privat. Vivien ka folur për këtë takim në grup në “Daily Love Story”, ku tha se ishte ndjerë mirë edhe me vajzat, edhe me Saimirin në pishinë, por ka mbetur e zhgënjyer nga Arjana.“Jam e zhgënjyer nga njëra nga gocat, nga Arjana, që u fut u mërzit aty duke bërtitur. Nuk e kuptova pse. Ne të gjitha do ta takojmë nga njëherë, dhe unë dua që të gjitha gocat të kenë një farë kontakti që ta shohim edhe ne se si reagon Saimiri me ato edhe ato se si reagon Saimiri me ne.“Arjana u mërzit sepse priste që ta zgjidhte Saimiri. Edhe pse ndoshta i duket sikur po bën shumë zhurmë. Kam përshtypjen që s’duhet të bësh shumë zhurmë për hiçgjë”, ka thënë Vivien.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF