KreuCelebrity

Miliarderi u harrua! Rihanna fotografohet me të dashurin e ri!

Edhe pse dukej shumë e lidhur me të ish-in e saj miliarder, Hassan Jameel Rihanna nuk e pati  të vështirë ta hidhte pas krahëve lidhjen me të dhe të niste një romancë të re. Të paktën këtë thonë mediat e huaja rozë, sipas të cilave këngëtarja është lidhur me reperin, A$AP Rocky.

Burime pranë dyshes kanë thënë për “People” pak ditë më parë se ata janë në fazat e para dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.

Më herët, ata u “kapën” së bashku duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s. Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh, por me sa duket kjo miqësi tani ka kaluar në një tjetër nivel.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF