E kishte pritur me padurim ardhjen në jetë të vajzës së saj, dhe tashmë aktorja e njohur meksikane e serialit “Rebelët”, Dulce Maria është bërë nënë për herë të parë. Ajo vetë e dha lajmin përmes rrjeteve sociale ku postoi një foto mjaft të ëmbël të dorës së vogëlushes, të sajës dhe të bashkëshortit, I cili ka qenë maksimalisht i përkushtuar ndaj saj sidomos gjatë periudhës së shtatzanisë.
“Nuk ka fjalë që mund të shprehin atë që ndiej, së pari faleminderit pafund! Falenderoj Zotin që na la të provojmë mrekullinë më të madhe në jetë, dhuratën më të madhe, shprehjen e dashurisë sonë të pamasë, një përvojë transformuese. Dashuria na bën më të fortë. Ja ka vlejtur gjithçka që të të kem tani në krahët e mi. Faleminderit Paco qe je babai më i mirë për foshnjën tonë të bukur, e cila ndryshoi jetën tonë. Premtoj se do të jem nëna më e mirë për ty ylli im i bukur. Të duam”, ka shkruar aktorja.



















