KreuCelebrity

Tuna i ndryshoi djalit mbiemrin, Roberti i përgjigjet!

Perflitet prej kohësh se ka një krisje në raportin mes Tunës dhe Patris Berishës. Edhe pse ata të dy vetë heshtin, veprimi më i fundit i këngëtares i ka shtuar edhe më shumë dyshimet se cifti po përjeton një krizë të thellë. Mësohet se Tuna nuk e ndjek më bashkëshortin e saj në Instagram, dhe djalit aty emrin ia ndryshoi nga “tianpatrisberisha” në “ttiansejdi”.

 

 

A post shared by TianSejdi (@ttiansejdi)

Prive një ditë më parë shkroi se këngëtarja është zhvendosur në shtëpinë e saj në Shkup, ndërsa Patrisi ka marrë një banesë të ndarë nga ajo ku jetonte me këngëtaren në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Ai vetë nuk tregon asgjë, por vëllai i tij, Roberti reagoi duke postuar një video në të cilën shihet vajza e tij, Renee dhe Tiani duke luajtur me njëri-tjetrin. “Renée Berisha, Tian Berisha”, ka shkruar ai duke theksuar mbiemrin e nipit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF