Lajmin që po qarkullonte ne mediat rozë, aktorja e humorit tashmë e konfirmoi vetë me një postim në Instagram. Eliona Pitarka publikoi foto nga “baby shower” që ka organizuar përpara se fëmija të vijë në jetë.
Ajo shfaqet e aty mjaft e qeshur, duke mos e fshehur lumturinë e vet të madhe, ndërsa ka zgjedhur ta ruajë edhe për ca kohë misterin e gjinisë së foshnjes. E teksa edhe vetë ka ditëlindjen, dhuratën më të cmuar e ka marrë tashmë. “Po ja uroj vetes ditelindjen kete vit me nje nga fotot me te lumtura te jetes time “- ka shkruar aktorja e Klanifornias.
Në muajtin tetor, ajo mori nga partneri propozimin për martesë, të cilin nxitoi ta tregonte menjëherë në Instagram.



















