Stili është ai i nënës, por ngjyrat e vogëlushes Lea De Seine, buzëqeshja dhe flokët e celët, janë të babait, Bradley Cooper, i cili duket sikur e ka nxjerrë të bijën “nga hundët”. Vogëlushja, e lindur marsin e vitit 2017, u fotografua së bashku me të ëmën, Irina Shayk, duke shëtitur në rrugët e New York-ut. Vajza ishte pa maskë në fytyrë, e kështu të gjithë e panë qartë sesi është kthyer në një kopje të babait.
Prindërit e Leas kanë arritur të merren vesh më së miri me njëri-tjetrin për kujdestarinë e vajzës. Aktori dhe top modelja u ndanë vitin e kaluar për arsye që nuk u mësuan kurrë.



















