Fillimjava sjell të reja në “Love Story”. Konkurenca është ashpërsuar së fundi, por ajo do të shtohet edhe më tej pasi janë hapur audicionet edhe për vajza të tjera që kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij “dating show”. Kjo e bën edhe më të fortë garën për zemrën e Saimirit.
Të hënën sakaq do të eleminohen dy konkurrente të tjera. Protagonisti 33 vjecar I spektaklit, ndryshe nga java e shkuar këtë radhë nuk ka dhënë detaje për takimin në grup. Por ai do të ketë edhe dy takime private, nga ku do të zbulojmë nëse ‘princi’ i këtij spektakli ka filluar të ndjejë pak më shumë për ndonjë vajzë në veçanti.



















