Sheshxhirimin e filmit “Happiest Season” e pllakosi koronavirusi, rrëfen njëra prej pjesëtareve të kastit, aktorja Aubrey Plaza. Në një intervistë të dhënë së fundi, Plaza rrëfeu se cfarë kishte ngjarë në muajin shkurt, por që po mësohet vetëm tani.
“Codiv-19 ishte i pranishëm në sheshxhirimin tonë. Kristen Stewart u sëmur. Ne nuk e dinim, që kishte koronavirus. Një pjesë e mirë e aktorëve u sëmurën,”- rrëfeu Aubrey.
“Ishte java e fundit e shkurtit, ishte pikërisht ajo kohë kur filloi të flitej për koronavirusin, por njerëzit nuk e merrnin dhe aq seriozisht. Në fakt, asnjëri nuk e kuptoi në atë moment se sa i rrezikshëm ishte. Mendoj se shumë njerëz u sëmurën në atë kohë. Unë jo, falë zotit, ” ka thënë Aubrey.



















