KreuCelebrity

Beteja kundër Covid 19, Kate dhe William bëjnë gjestin fisnik!

Princ William dhe Kate Middleton janë nisur në një udhëtim 48 orësh me trenin e linjës mbretërore me një mision shumë fisnik: tw falenderojnw personalisht ata  që ishin dhe janë në linjën e parë të frontit kundër Covid-19. Mbretëresha është shumë entuziaste duke e quajtur këtë ide të çiftit si një gjest të mrekullueshëm.

Turi mbretëror, detajet e të cilit janë sekret deri tani, do të prekë disa zona të njohura si Wellsi, madje dhe Skocinë. Nëntë ndalesa për të falenderuar të gjithë personat e impenjuar në linjën e parë të frontit të përbashkët kundër pandemisë së koronavirusit. Sipas Daily Mail në çdo ndalesë janë parashikuar surpriza të veçanta, por nuk janë dhënë detaje të tjera.

Në përfundim të turit mbretëror, dukët e Cambriget-it duhet t`i paraqesin një raport mbreterëshës gjatë takimit të parashkuar online, në të cilin do të marrin pjesë dhe princ Charles dhe bashkëshortja e tij Camila. Për William dhe Kate ky është udhëtimi i parë pas periudhës së izolimit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF