
Këto ditë, ka bërë xhiron e rrjetit një video e shkëputur nga emisioni “Pasditja ime”, ku e ftuar ishte Mimoza Ahmeti. Pamjet filmike që qarkulluan në internet e tregonin poeten të revoltuar nga një ndërhyrje e moderatores Gerta Gixhari. “Ç’është kjo ftesë më qafsh! Ç’janë këto emisione! Të kërkoj ndjesë, por nuk ftohet një personalitet për t’ja ndërprerë fjalën se erdhi reklama apo erdhi tjetra”, thotë Ahmeti. E gjendur përballë kritikave se i ka prerë fjalën poetes, Gerta e postoi videon të plotë. Aty shihet se ajo ka ndërhyrë përpara se Mimoza të niste të lexonte, duke i kërkuar që për shkak të kohës televizive në dispozicion, të kufizohej pak në lexim.



















