Dua Lipa po përjeton prej disa kohësh një lidhje të forta dashurie me vëllain e dy motrave të famshme Bella dhe Gigi Hadid, Anwar.
Përvecse babai I tyre, Mohamed Hadid është një milioner, Anwar vetë si model dhe personalitet teleiviz, ka në bankë 4 milionë dollar në emrin e tij. E ndërsa frekuentojnë padyshim restorantet më të mira të botës me ushqimin më të sofistikuar, Dua e ka cuar së fundi të dashurin e saj dhe disa miq në një restorant shqiptar në New York, për të provuar gatime tradicionale. Epo, vështië t`i rezistohet një pjate me suxhuk dhe bukës me qofte, apo flisë! Duket nga fotot që të gjithë kanë mbetur mjaft të kënaqur!



















