Modelja e njohur, Gidi Hadid, i ati i të cilës është mjaft i pasur, ndau në rrjetet sociale foto të dhomës së të bijës, emrin e të cilës ende nuk e ka treguar.
Gigi nxorri foto të papublikuara nga shtatzania e saj, e bashkë me to edhe të tjera që tregojnë dhomën e përgatitur për vajzën e saj, të cilën e ka bërë gati që përpara se vogëlushja të vinte në jetë. “Zbukurimi dhe kalimi i kohës në dhomën e saj më ndihmuan vërtet që të ndihesha e përgatitur,” – ka shkruar ajo. Kureshja ishte e madhe për të parë se si e rregulluar dhomëne fëmijës së vet të parë një vajzë e pasur si kjo, e ndërsa prisnim dicka luksoze, në fakt Gigi tregoi se është me këmbë në tokë. Dhoma është e zbukuruar me mjaft shije, por thjesht, dhe bien në sy raftet me libra.



















