KreuCelebrity

“Shko ore i poshtër”, Eduarti imiton Arbanën!

Pasionin e Arbana Osmanit për gatimin, e njohim tashmë.

Por partneri i saj, Eduarti ka vendosur të bënjë një shaka pikërisht me videot e postuara prej saj në rrjetet sociale, ku shpjegon sesi i ka realizuar recetat e tregon dhe kuriozitete rreth tyre. Përpara një pjate sushi të përgatitur nga moderatorja, ai thote: “Siç e shikoni pra, sonte kam gatuar sushi. Kam patur shumë obligime të tjera në shtëpi por unë e gjeta kohën për të gatuar ashtu siç e bëj thuajse çdo natë. Do ju tregoj edhe se ku mund t’i gjeni produktet. Këto sushi kaq të mira..mos u lodhi fare. Këto mund t’i gjeni maksimumi në Japoni, në ndonjë vend aziatik sepse janë fantastike. Pastaj tek story dytë do ju tregoj hap pas hapi se si e kam gatuar dhe si janë recetat kështu që shikim të këndshëm”.

Arbana qesh e ia kthen: “Pse nuk të marrin te “Portokallia” ty? Shko ore, i poshtër”!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF