KreuCelebrity

“Nuk ishte grip i thjeshtë”; Manjola Nallbani tregon luftën me Covid-19!

Nëse për disa njerëz infektimi me Covid-19 nuk ka qenë i vështirë për t’u përballuar si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Duket se artisten Manjola Nallbani virusi pandemik nuk ka qenë aspak ‘miqësor’ duke i shkaktuar probleme shëndetësore, por më së shumti që ndonjëherë janë edhe më të ëvshtira për t’u superuar janë ato psikologjike.

Tashmë fatmirësisht e shëruar, pasi ka kaluar disa ditë aspak të lehta në shtëpi e infektuar me Covid-19 Manjola Nallbani ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, eksperiencën e saj;

 

 

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani)

“Kjo buzeqeshja ime me gjithe shpirt eshte per ju Se pari duke u nisur nga cfare kalova dua tu keshilloj sinqerisht te beni kujdes e te ruani veten. Shume e kalojne si nje grip! Per mua nuk ishte i tille! Perjetova shqetesime qe nuk i kam provuar kurre nga nje grip i thjeshte! Jo vetem per shqetesimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti qe eshte i pabese dhe nuk di cfare te sjell as minuti te tremb sigurisht! E vetmja gje e mire ishte qe kuptova sa shume njerez paskam pasur qe me kane treguar cdo dite shume dashuri e kujdes! E çmoj dhe me teper sepse kjo eshte nje kohe e veshtire per te gjithe! Ju falenderoj secilin nga ju nga zemra”, shkruan Nallbani.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF