Qëlloka që një marrëdhënie e vjetër edhe mund të të fshihet fare nga kujtesa; Rita Orës të paktën i ka ndodhur. Këngëtarja e njohur e paska harruar fare që ka pasur një lidhje të shkurtër me Rob Kardashian në 2021-tën.
“Oh e kisha harruar fare. Ishte diçka e jetuar shumë shkurt. Isha shumë e re dhe ishte qejf. Mendoj se ka qenë realisht shumë gallatë. Kaq mbaj mend”, ka thënë ajo në një intervistë për ‘The Sunday Times’.
Sipas “Daily Mail” sakaq, fundi I romancës së shkurtër të Ritës me Robin ishte koinciduar me disa postime të hidhura të tij në rrjetet sociale, ku në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pretendonte se ajo e kishte tradhëtuar.



















