KreuCelebrity

U eliminua në “Love Story”, Enxhi: “Meritoj më shumë se Saimiri”!

U eliminua në “Love Story”, Enxhi: “Meritoj më

Skualifimi nuk është asnjëherë i lehtë, dhe dy vajzat e radhës që nuk u përzgjodhën nga Saimiri për të vazhduar garë, Enxhi dhe Kejsi e kishin “një fjalë” për protagonistin e “Love Story”. “Në takimin me mua Saimiri ka krijuar shumë afrimitet dhe nuk mendoj që fakti që Saimiri krijon afrimitet do të tregojë diçka. Përderisa mua më skualifikoi, mendoj se s’ka shumë lidhje, mendoj që e bën pak edhe për lojë.  Unë meritoj shumë më shumë. Ndoshta Saimiri e ka parë që s’më plotëson dot se bëra shumë kërkesa që në fillim”, tha Enxhi. “Ai ka thënë më përpara që ai e do femrën me karakter më të dobët që të jetë vetë me karakter më të fortë dhe ndoshta ne dhe gocat që ka hequr më përpara i ka pas me frikë. Është një showman mendoj unë. Bëhu pak më i ndjeshëm”, është shprehur Kejsi, e cila po kështu tha se “na tha që ne na shikon në aspektin shoqëror dhe unë jam shumë e lumtur që t’i shkoj në dasëm dhe t’i haj tortën”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF