KreuCelebrity

“Familjes sonë iu shtua një ëngjëll”, Rona Nishliu bëhet nënë për herë të dytë!

Pritjes së ëmbël të Rona Nishliut i erdhi fundit. Këngëtarja e njohur është bërë nënë për herë të dytë. Këtë Rona e tregoi vetë përmes një mesazhi mjaft të ndjerë në Instagram, ku zbuloi dhe emrin e djalit të porsaardhur në jetë. “10.12.2020 ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde o miniaturë e përkryer. Në ditë të rëndësishme si këto por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka. Mirësi e mirëqenie për të gjithë të porsalindurit por dhe gjithë fëmijët, në këtë kohë pandemie. Ju dua”, ka shkruar ajo.

 

 

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu)

Rona dhe bashlëshorti kanë edhe një vajzë, Noah-n një vjecare, dhe duket e prisnin me padurim ta shtonin familjen e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF