KreuCelebrity

Pas dy aborteve, mbesa e mbretëreshës Elisabetë është shtatzënë!

Pas dy aborteve, mbesa e madhe e mbretëreshës Elisabetë të Britanisë së Madhe, është sërish shtatzënë. Zara Tindall tashmë pret fëmijën e tretë, dhe në familjen e saj, nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Lajmin e gëzuar e konfirmoi vetë bashkëshorti i Zarës, Mike Tindall, sipas të cilit edhe monarkja vetë është shumë e lumtur që familjes së madhe do t`i shtohet një pjesëtar i ri. Mike shtoi se do të preferonte një djalë, pasi cifti i ka dy vajza.

Zara është e preferuara e Elisabetës, e cila e ka shumë për zemër mbesën e qeshur të saj. Më herët, nusja e princit Harry, Meghan Markle rrëfeu se kishte pasur një abort spontan këtë verë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF