Rudina Magjistari ka rënë pre e një mashtrimi që e ka shqetësuar jo pak. Në rrjetet sociale, dikush ka hapur një profil të rremë me emrin e saj. Për ta bërë më të besueshëm, personi ka marrë dhe fotot të saj me vajzën ndërsa premton edhe “Giveaëay” me 5 mijë euro. Moderatorja e ka denoncuar vetë këtë rast në Instagram e madje ka kërkuar dhe ndihmën e ndjekësve që ta shpërndajnë mesazhin e saj.
Personat e famshëm bien shpesh viktima të episodeve të tilla. Raporte të ngjashme nëpër botë ka plot, e madje edhë të tilla ku fansave u kërkohen para për lloj-lloj arsyesh përfshirë tërheqjen e një cmimi, dhuratat për bamirësi apo ofrimin e një ndihme të cfarëdoshme.



















