KreuCelebrity

Kejda për Suelën: “E provokoi Saimirin, edhe një i martuar, si ai do te vepronte”!

Kejda për Suelën: “E provokoi Saimirin, edhe një i martuar,

Emocione të forta shoqëruan natën e katërt të spektaklit “Love Story” në Tv Klan. Në cdo puntatë që kalon, zbulohet gjithmonë e më shumë karakteri i vajzave, si nga sjelljet e tyre në skenë apo takime, ashtu dhe në pohimet që ato bëjnë më pas për “Daily Love Story”. Kejsa u përpoq të shpjegonte faktin që  e kanë cilësuar një person indifferent. “Për pjesën që jam indiferente nuk është se jam vetëm këtu në program, unë në përgjithësi me çunat jam indiferente. Nuk është se bëj hapa në fillim pa bërë ata. Jeta ime është një jetë normale, e zakonshme. Punoj në radio siç e kam thënë dhe shkollën e vazhdoj për menaxhim biznesi. Shpresoj të bëhem një menaxhere shumë e mirë në të ardhmen sepse e kam qejf. Unë jam shumë e dashur në momentin që krijoj konfidenca me dikë dhe krijoj afrimitet pak më tepër”, është shprehur ajo. Ndërkohë e pyetur mes te tjerash edhe takimin e Saimirit me Suelën, nëse ai iu duk i sinqertë, u përgjigj: “Nuk e di. Ishte dhe e imponuar pak a shumë . T’i shohim gjërat siç janë jo siç duan protagonistët e këtij emisioni t’i shohin. U duk shumë qartë që Suela e provokoi. Çdo njeri nëse do ishte në vendin e tij, edhe një i martuar prap do reagonte njësoj. Sepse është qenia mashkullore e tillë, që është pak e lëkundur. Në momentin që unë ty të hidhem në qafë, vij të puth, të përqafoj, normalisht që do të ta kthej dyfish. Kështu që ishte e imponuar”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF