KreuCelebrity

Saimiri jep puthjen e parë në Love Story! Cila ishte vajza??

Interesin e tij për binjaket, Saimiri e kishte shfaqur me kohë. Por këtë mbrëmje, protagonisti i “Love Story”, i coi gjërat në një tjetër nivel, duke puthur njërën prej tyre, atë me të cilën dhe është afruar prej disa kohësh, Silvanën. Dyshja pati një takim romantik në vilën e beqarit dhe kanë folur pak për udhëtimet, që u pëlqejnë të dyve, ndërsa një pjesë të kohës e kaluan mes përkëdheljeve e përqafimeve, ndërsa tentonin dhe të shmangnin kamera.

Ajo që befasoi sakaq është se pavarësisht puthjes së shkëmbyer me Silvanën, 33 vjecari vecoi Xhesin në studio si vajza që mund të jetë partnerja e tij e ardhshme. ““Ndihem shumë mirë, shumë komod. Vajzat më kanë dhënë shumë dashuri. Ka disa nga vajzat që janë më interesante, që i shoh ndoshta edhe si partnere në të ardhmen. Kam pasur një përshtypje të mirë për Xhesin dhe vetëm ma ka përforcuar atë mendimin pas takimit që kisha. Më pëlqen që është një vajzë e thjeshtë, e sinqertë. Nga sjellja dhe nga karakteri e shoh që mund të jetë partnerja ime e ardhshme”,- është shprehur ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF