Almeda Abazi dhe bashkëshorti Tolgahan Saysman janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Ndërsa ka qenë vetë dyshja që njoftoi lajmin e bukur, ditën e sotme publiku u njoh edhe me gjininë e bebit.
Të ndodhur në një tavolinë e gjithë familja qenë të pranishëm në momentin kur Tolga hapi një kuti në të cilën ndodhej një body e vockël në ngjyrë të kuqe.
Të emocionuar prindërit Alemda dhe Tolga zbuluan se janë në pritje të një vajze.
Pra Efehan së shpejti do të jetë vëllai i një motre të vogël.