Ylli I kinematografisë italiane, Ornella Muti, e cila i ka mahnitur gjithmonë shqiptarët për së largu, tani është këtu.
Ornella, një prej aktoreve më të bukura italiane, do të marrë pjesë në spektaklin “Krishtlindje në Tiranë”, të producentin Sokol Guga.
Lajmin e konfirmoi vetë Guga në rrjetet sociale, ku ka postuar foto me divën italiane. “ Ju premtova që do e sillja në Shqipëri? Ornela Muti në “Krishtlindje në Tiranë”, ka shkruar ai, ndërsa më tej sqaron po përmes disa postimeve se ka ftuar edhe këngëtarin Italian Alex Palmieri.
“Krishtlindje në Tiranë” do të transmetohet së shpejti. Më herët, në një rrëfim për “Gazeta Shqiptare” në fund të nëntorit, Guga premtonte se ky do të jetë një super spektakël me të ftuar këngëtarë e aktorë, përfshirë edhe të huaj.