Në “Love Story”, gara sa vjen e ashpërsohet, e debatet gjithashtu. Por një video në mënyrë të veçantë ngjalli mjaft reagime. Së bashku me dy mikeshat e saj, Suela dhe Ariana, Enxhëll përfoli vajzat e tjera e i vunë në lojë.
Ky ishte një reagim të cilin disa prej vajzave thanë se nuk e prisnin, sidomos nga Enxhëll. Ajo vetë u pëpoq të shpjegohej në një intervistë për “Daily Love Story”, ku tha se gjithçka kishte nisur si shaka. Por sic rrëfeu dhe vetë, për atë sjellje, ia “kishte tërhequr veshin” edhe i ati. “Babai më ka thënë diçka, që jeta duhet të të kishte mësuar që duke ulur të tjerët, apo duke të ulur të tjerët ty, nuk është se e ngre ti veten apo e ngrenë të tjerët veten. Dhe kishte shumë të drejtë. Kjo javë ka qenë vërtet një mësim”, u shpreh Enxhëll, e cila më pas kërkoi ndjesë për ironinë e përdorur.