KreuCelebrity

Bekimet e 2020-ës; bebushat VIP që erdhën në jetë këtë vit pandemie!

Viti 2020 do të mbetet gjatë në memorien e njerëzve si një ndër periudhat më të vështira që ka kaluar njerëzimi për shkak të pandemisë që goditi botën. Megjithatë si për të dhënë mesazhin e vijimësisë së jetës, ky vit ka gëzuar dhe zbukuruar jetën e prindërve të rinj që kanë provuar për herë të parë statusin kumptimplotë të të bërit prind.

Viti 2020 mund të kenë qenë një vit i vështirë për pjesën më të madhe të botës, ama për disa prej emrave të njohur VIP shqiptar do të mbetet më i ëmbli dhe kuptimploti…Arsyeja është e thjeshtë; ‘Pandemia u solli një bebush’!

Duam i mami Miriam dhe babi Albanit

Fillim viti i 2020-ës nisi mbarë për familjen Skënderaj. Bebushi që po pritej prej muajsh gëzoi mami Miriamin, babi Albanin dhe motrën Ameli me ardhjen e tij më 14 Janar 2020.

Kren i mami Elisës

Politikania e majtë solli në jetë në muajin e parë të vitit fëmijën e saj të dytë. Pas vajzës Nala, ministrja socialiste Elisa Spiropali u bekua me djalin Kren më 20 Janar 2020

Noah i mami Fatmës dhe babi Alfios

Prezantuesja e ëmbël e ekranit dhe partneri i saj, shefi i kuzhinës Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë në fillim vitin e 2020-ës. . Çifti i të dashuruarve  mirëpritën  në jetën e tyre  vogëlushin Noah I cili takoi për herë të parë mamin dhe babin më 28 Janar të këtij viti.

Krid i mami Kleas dhe babi Elgitit

Më 4 Qershor, teksa Shqipëria vijonte të ndodhej në karantinë Klea Huta dhe Elgit Doda mirëpritën në jetën e tyre djalin Krid. Tashmë ditë-netët e artistëve të njohur kanë një lajtmotiv,  ndaj edhe postimet rreth përditshmërisë si prindër të rinj nuk kanë munguar në instagramin e mami Kleas. Gjithsesi publiku me siguri mezi po pret të njihet me portetin  e vogëlushit Krid për të cilin mami dhe babi ende nuk janë treguar bujarë ta ndajnë një foto të plotë të të voglit.

Emi e mami Jonidës dhe babi Besnikut

E kush nuk do të ishte kurioz për të mësuar se si duket Emi, vogëlushja e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit e cila erdhi në jetë më 18 qershor. Moderatorja dhe regjisori kanë një arsye më shumë për ta dashur edhe më fort njëri tjetrin, dhe ajo është fytyrë-ëngjëlli Emi, portretin e së  cilës mami Jonida u tregua tejet bujare dhe e zbuloi për ndjekësit e saj në Instagram pak javë më parë.

Gaia e mami Oltës

‘Perëndeshë e jetëve tona’; kështu e ka quajtur Olta Boka bebushen Gaia që i ka zbukuruar ditët që prej 15 korrikut . Olta është nga ato përsonazhe që sa i përket jetës private ka zgjedhur të jetë diskrete, ndaj në rastin e saj nuk çuditemi aspak që ende nuk ka postuar një foto të plotë të vajzës.

Amar i mami Oltës

Më 21 gusht pritjes së ëmbël i erdhi fundi pasi Olta Gixhari dhe partneri u njohën me vogëlushin e tyre Amar. Aktorja bukuroshe ka zgjedhur të që dy meshkujt e rëndësishëm të jetës së saj t’i mbajë vetëm për vete, pasi as të voglin Amar dhe as babin e vogëlushit Gixhari ende nuk e ka prezantuar me publikun.

Sofia e mami Albës

Sofia, vogëlushja e mami Albës, erdhi në jetë më 19 qershor dhe nga ajo ditë postimet e moderatores Çobaj në instagramin e saj lidhen vetëm me përditshmërinë si mami e re. Alba ndan shpesh me ndjekëset e saj përjetime dhe eksperienca e saj personale, ama portretin e bebushes të paktën për momentin ka vendosur ta mbajë vetëm për vete.

Helena, mbretëresha e Elonës dhe Oltit

Misteri i parë shqiptar Olti Xhezo dhe blogerja Elona Varfi zbukuran marrëdhënien e tyre disa vjeçare me atë që do të mbushte zemrat e tyre. Helena, mbretëresha e familjes Xhezo erdhi në jetë në gusht të të këtij viti.

Gred i babi Kledit dhe mami Pejanës

1 tetori i këtij viti do të mbetet përjetësisht datë e shënuar në kalendarin e jetës së kompozutorit të Kledi Bahitit dhe gazetares Pejana Elezi. Gred do të zbukuronte marrëdhënien e tyre të dashurisë duke i dhënë në tjetër kuptim ditënetëve të çiftit. Dyshja zgjodhi faqet e revistës Bordo për të ndarë për herë të parë portretin e bebushit Gred me publikun.

Dielli i mami Arbanës dhe babi Eduartit

Në shtëpinë e moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj prej 19 tetorit ka ardhur Dielli. Moderatorja solli në jetë djalin e dytë, frut i dashurisë me Eduartin.

Geraldina e familjes mbretërore

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të pare. Elia solli në jetë fëmijën e parë të çiftit më 22 tetor  në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. çifti e ka pagëzuar të bijën me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

Tomas i mami Sarës dhe babi Dartit

Blogerja dhe vlogerja Sara Karaj ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë mbrëmjen e 26 tetorit. Sara dhe partneri i saj Dart mirëpritën në jetën e tyre gëzimin e tyre të parë i cili është djalë.

Kron i mami Blerinës

Më 28 nëntor në një datë të shënuar për të gjithë shqiptarët, familja e deputetes Blerina Gjylameti u gëzua me ardhjen në jetë të bebushit, që s’mund të kishte tjetër përveçse një emër 100% shqiptar: Kron.

Bardhyl bekimi i dyte i Rona Nishliut

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu është bërë nënë për herë të dytë me 10 dhjetor. Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja përmes një fotografie në Instagram, me të cilën ka treguar se ka sjellë në jetë një djalë. Rona shprehet shumë e lumtur teksa pozon me foshnjën në krah, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin e zgjedhur, Bardhyl.

Bebushja Poem Blu Vula

Dhe ky fundvit mbyllet me adhjen në jetë të vajzës së Ledri Vula dhe Sara Hoxha. Më 14 dhjetor Sara solli në jetë bebushen, emrin e së cilës dyshja nuk e ka bërë ende të ditur. Vajza e reperit erdhi në jetë në një maternitet në Gjermani, vend ku prej javësh çifti janë shpërngulur.

 

 

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF