KreuCelebrity

Kryeministri tregon shifrën: Ja shpërblimi që do të marrin pensionistët për festa!

Kryeministri tregon shifrën: Ja shpërblimi që do të marrin

Kryeministri Edi Rama pohoi se qeveria ka akorduar 34 milionë dollarë të cilat do të përdoren për shpërblimet e pensionistëve me rastin e festave të fundvitit. Shefi I ekzekutivit sqaroi se po përgatisin aktin normativ pavarësisht vështirësive që ka sjellë ky vit.

Me këtë fond, llogaritet që cdo pensionist të marrë 5000 lekë të reja.

“Buxheti i vitit të ardhshëm garanton një volum të konsiderueshëm mbështetje financiare për ata që janë në nevojë. Familjet me ndihmë ekonomike do marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Mjekët, infermierët do kenë një rritje jashtëzakonisht të qënësishme të pagës së tyre.  Mbani parasysh që ka një sërë strukturash shëndetësore që do rindërtohen paralelisht. Ne po përgatisim aktin normativ dhe pavarësisht gjithë këtyre pengesave të befasishme me të cilat na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia, ne do vendosim 34 milionë dollarë për pensionistët për Vitin e Ri,” -tha Rama.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF