KreuCelebrity

Orgazma/François Nars 

Djaloshi parizien i cili e çliroi botën e ngjyrave në një dimension të paimagjinueshëm deri atëherë, duke e kthyer sot François Nars, në një ikonë të make up-it, ku padyshim disa nga produktet që thyen tabutë janë pudra Orgazmë dhe buzëkuqi dallgë deti.

Familja 

Edhe pse u diplomua në një shkollë prestigjioze si Carite në Paris, François Nars u frymëzua nga e ëma, një stiliste jo fort e njohur. I bindur se asgjë nga ato që kishte atëherë në treg nuk vlente për idetë e tij, ai la Parisin, i bindur që Nju Jorku ishte vendi i duhur për karrierën e tij.

Frymëzimi 

“Unë mendoj vetëm për gratë” – thotë mjeshtri i grimit, duke theksuar se misioni i tij është të bëjë të mundur sesi çdo ngjyrë të funksionojë në shërbim të së bukurës, ndaj edhe ai frymëzohet nga çdo gjë që e rrethon. “Unë jam si një kameleon, marr gjithçka nga kudo”.

Orgazma 

Njëzet vjet më parë, make up artisti François Nars krijoi një ngjyrë që njerëzit në të gjithë botën lidhin me orgazmën: bëhet fjalë për pudrën e famshme, e cila kishte një nuancë rozë në pjeshkë, që u kthye në simbolin femëror të grimit, duke shtuar efektin sensual tek gratë.

Buzëkuqët

Koleksioni i buzëkuqëve Heatwave ishte një risi për botën e make up-it, duke sjellë 12 nuanca, të cilat 25 vite nga momenti i krijimit të tyre u dyfishuan. Formula e Heatwave është ajo e një dallge me ngjyra të freskëta nga efekti mat deri tek ato të tejdukshme.

Pro kafshëve

NARS nuk i teston produktet e saj tek kafshët. Kompania njoftoi në vitin 2017 se vizioni që kishin mbi të bukurën, nuk i lejonte të kryenin këto testime. Vendimi erdhi pasi klientët bojkotuan blerjet, pasi në Kinë, ligji e kërkonte që ato të ishin të testuara dhe çertifikuara.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF