Një modele shumë e njohur Instagrami, Joselyn Cano nga Newport Beach në Kaliforni, ka ndërruar jetë në moshën 29 vjecari pas një ndërhyrjeje të dështuar për të rritur të pasmet. Daily Mail thotë se familja e Canos ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e saj, por njerëzit kanë vërshuar në mediat sociale me komente për këtë gjë e shumë po ofrojnë dhe ngushëllimet e tyre.
Cano, e njohur dhe si “Kim Kardashiani meksikan”, ishte modele, influencuese në mediat sociale dhe fashion designer.
Ajo kishte më shumë se 12 milionë ndjekës, ndërsa profili i vet në LinkedIntregon se kishte studiuar Mikrobiologji në Universitetin shtetëror të San Diegos. Ndërhyrjet për zmadhimin e vitheve konsiderohen mjaft të rrezikshme dhe shkallën e vdekshmërisë, sipas një operacioni të fundit, e kanë tre herë më të lartë se çdo operacion tjetër kozmetik.