Beteja ligjore mes oligarkut rus Farkhad Akhmedov dhe bashkëshortes së tij, ka qenë prej kohësh në vëmendjen e mediave të Britanisë së Madhe ku cifti është vendosur prej kohësh.
64 vjecari i martuar ishte lidhur prej kohësh me një mbretëreshë bukurie që ka pothuajse gjysmën e moshës së tij, me të cilën tani ka lidhur kurorë e ka dhe tre fëmijë.
Detajet e lidhjes së pretenduar të dashurisë mes Akhmedov, dhe bjondes mahnitëse, Anna Adamova, 37, u zbuluan nga djali i tij Temur Akhmedov në një deklaratë të paraqitur tani në Gjykatën e Lartë të Londrës, thotë TCH. Temur po lufton në gjyq në krah të të ëmës, 48 vjecares Tatiana Akhmedova, e cila pretendon se lidhja e të shoqit me Miss-in ka nisur që gjatë kohës kur ata ishin të martuar, ndërsa thotë gjithashtu se ai e fshehu të vërtetën e pasurisë së vet gjigande, në mënyrë që bashkëshortja të mos merrte 453 milionë paundët që pretendonte.
Akhmedova, vazhdon TCH, siguroi marrëveshjen më të madhe të divorcit Angli në 2016-tën kur përfundoi martesa 27 vjecare me miliarderin. Temur pretendon se e ëma u tërbua kur mësoi jo vetëm për lidhjen e tij afatgjatë me Missin, por edhe për faktin që prej disa muajsh kishte ardhur në jetë fëmija i tyre i parë. Oligarku e ka sfiduar në gjyq të shoqen për gati gjysmën e pasurisë që ajo ka marrë prej tij, ndërsa saga e procesit të tyre gjyqësor, vazhdon.