
Moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj u bënë prindër përpara pak kohësh dhe vendosën ta pagëzonin vogëlushin e tyre me një emër mjaft të vecantë shqiptar: Diell. Për Eduartin, Dielli është fëmija i parë, ndërsa prezantuesja ka dhe një djalë nga martesa e mëparshme, Jonin, e cili gjithashtu e priti me dashurinë më të madhe vëllain e tij. Arbana së fundi ka publikuar një video në një cilën regjisori shihet me Diellin në krahë, duke e përkëdhelur. “Bekimet e mia!”- ka shkruar Arbana mbi video, ndërsa djali duket mjaft I qetë në krahët e të atit.