
Të dy prindërit e saj e kishin pritur me shumë padurim Poem Blu Vula, dhe ardhja e saj në jetë, i ka lumturuar pas masë! Aq i ngazëllyer është Ledri Vula sa nuk u përmbajt dot, por ndryshe nga VIP-a të tjerë shqiptarë që preferojnë të mos e bëjnë publik portretin e vogëlushëve të tyre, këngëtari e hodhi menjëherë në Instagram, si për të ndarë kështu më mirë gëzimin dhe krenarinë e tij me të gjithë botën! Mesazhi shoqërues përmban vetëm emrin e vajzes, dhe simbolin që pretendohet se mban larg syrin e keq.
Pas tij, edhe Sara publikoi disa pamje.
“Kaluam sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të bukur që dikush mund të ketë në jetë! Poem Blu Vula. 14.12.2020”, ka shkruar ajo.