Me siguri 2020-ta nuk do të harrohet lehtë pasi përjetimet e frikshme dhe pasiguria që e gjithë bota ka ndjerë përgjatë këtij viti për shkak të pandemisë, janë mjaftueshëm për ta bërë vitin 2020 ‘të paharrueshëm’. Por dikush, diku këtu në Shqipërinë tonë, duket se nuk e ka kaluar edhe aq frikshëm këtë vit, dhe karantina disa muaj që përjetuam të gjithë; për disa prej emrave të njohur VIP shqiptar ka qenë e ëmbël sa më s’ka.
Përpos lajmeve të këqia e të trishta këtë vit pandemik ne u njohëm edhe me histori rozë, histori dashurie të cilat në kohë si këto na bëjnë të ndihemi mirë edhe ne që i dëgjojmë…
Dojna Mema dhe Vlashent Sata
Thuhet se dyshja kanë rreth dy vite që jetojnë një histori të bukur dashurie, ama Dojna vetëm pak muaj më parë zgjodhi të pranojë publikisht marrëdhënien intime me muzikantin Vlashent Sata. Marrëdhënia e dyshes tashmë është e konsoliduar, pasi zogjtë mesa duket së fundmi kanë edhe folene e tyre. Ata kanë nisur bashkëjetesën. Jo keq 2020-ta për Dojnën ëëë!
Fioralba Ponari
Moderatorja bukuroshe e Top Channel, ndoshta për shkak të largësisë duke qenë se partneri i Fioralbës jeton jashtë, apo nga periudha e vështirë e pandemisë, pikërisht këtë vit bëri publike historinë e saj të dashurisë disa vjeçare. Sa çift i bukur!
Fifi
Këngëtarja Fifi që ka shkruar kaq shumë tekste dashurie; po i provon vetë nën lëkurë të gjitha emocionet e ndjenjat e një dashurie të fortë. Në një prej puntatave të ‘Shiko kush luan’ pak javë më parë vetë artistja nga Kosova pranoi se është dikush në jetën e saj që ajo e do fort. Fiti ka bërë edhe një tatuazh dedikuar partnerit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije. Presim këngën dedikuar Atij!
Anxhela Peristeri
Ndonëse këngëtarja Anxhela Peristeri gëzon prej më shumë se 15 vitesh statusin e personazhit të njohur në Shqipëri, artistja ka ditur mirë ta ruajë jetën e saj private, duke mos publikuar asnjëherë historitë e saj të dashurisë. Por pikërisht viti pandemik bëri që Anxhela t’i ‘thyejë’ barrierat dhe më në fund të pranojë se është shumë e dashuruar, ndonëse identiteti i djalit që i ka vjedhur zemrën për publikun ende është mister.
Shpat Kasapi
Zemra e simpatikut nga Maqedonia nuk është më e lirë, pasi pak muaj më parë këngëtari Shpat Kasapi pranoi se është i dashuruar. E dashura e këngëtarit quhet Selvije dhe është një zeshkane tejet simpatike.
Oriola Marashi dhe Eros Grezda
Nëse për ju periudha e karantinë ishte e mërzitshme dhe stresante për Oriola Marashin dhe futbollistin Eros Grezda nuk ka qenë aspak e tillë. Qenë pikërisht javët e fillimit të pandemisë kur bukuroshja Marashi dhe sportisti Grezda pranuan romancën e tyre, dhe izolimin disa mujor shijuan tepër si çift i sapokrijuar.
Loredana dhe Mozik
Për çiftin e njohur të reperëve nga Kosova viti pandemik solli ribashkimin e tyre. Pasi shpallën ndarjen më shumë se një vit më parë, prindërit e Hanës kuptuan se nuk bënin dot pa njëri tjetrin. Këtë fundvit familja do të festojë të bashkuar dhe sigurisht të dashuruar.
Fjolla Morina
Ndonëse pati shumë thashetheme për mënyrën se si nisi historia e dashurisë së Fjolla Morinës dhe partnerit Besnik Sylaj, duket se protagonistët e romancës nuk janë shqetësuar aspak. Dyshja ka nisur bashkëjetesën, ndërsa këngëtarja ka ndrushuar statusin në faqen e saj në facebook, nga beqare në të martuar.