KreuCelebrity

Rrëfimi i këngëtares së famshme: Nuk e dija që kisha nje crregullim, e kuptova nga djemtë e mi!

Kishte vuajtur të gjithë jetën pa e kuptuar se problemet  e saj buronin prej një crregullimi i te mesuarit të quajtur disleksi. Gwen Stefani ka bërë së fundi një rrëfim të rrallë për veten e saj, duke thënë se ishte falë dy djemve të saj që kuptoi atë cfarë e kishte munduar gjithë jetën.

“Një gjë e kam zbuluar nga fëmijët dhe është se kam disleksi. Ndjehem se shumë prej problemeve që kam pasur apo edhe vendimet që kam marrë për veten burojnë nga kjo.Unë isha një vajzë e mirë. Nuk bëja gjëra të këqija. Ishte vërtet e vështirë për mua të funksionoja në atë kuti katrore të shkollës që të gjithë duhej ta kuptonin, “ tha këngëtarja për Zane Lowe të Apple Music.

Problemin e saj, Gwen e kishte kuptuar nga djemtë dhe leksionet e tyre të shkollës. Disleksia e njohur edhe si çrregullim leximi, karakterizohet nga probleme me leximin pavarësisht nga inteligjenca normale. Problemet mund të përfshijnë vështirësi në leximin e fjalëve, lexim i nxituar (i shpejtuar), duke shkruar fjalë, apo duke shqiptuar fjalë kur lexojnë me zë të lartë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF