Që kur erdhi në jetë, Emi është kthyer në qendrën e botës së prindërve të saj, Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit. Cifit lidhi kurorë vitin e kaluar, dhe në 18 qershor të 2020, u bekuan me vogëlushen e tyre.
Vazhdimisht ata postojnë në rrjete sociale mesazhe e foto që tregojnë që tregojnë momentet më të bukura me të bijën. Së fundi, Besniku ka publikuar një foto mjaft të ëmbël të Emit, të cilën mamimi Jonida e ka kombinuar nga koka në këmbë me rozë, ndërsa e ka mbuluar dhe me shall për të ruajtur nga i ftohti. “Stylish si mama e vet”, ka shkruar ai.
Një ditë më parë Emi bëri 6 muaj nga lindja, dhe me këtë rast, Jonida mbolli një pemë të cilës i vuri emrin e të bijës.



















