Më 14 dhjetor reperi Ledri Vula dhe partnerja Sara Hoxha mirëpritën në jetën e tyre vajzën të cilën e quajtën Poem Blu Vula.
Prindërit e rinj nuk na lanë të prisnim gjatë dhe publikuan foton e të porsalindurës.
Nëse nga portreti një ditësh i bebushes mund të duket e vështirë për t’u dalluar se kujt i ngjan, një foto e fëmijërisë së Ledrit duket se e zgjidhi këtë dilemë. Poem Blu është një kopje e babit, të paktën deri tani.
Sigurisht që e marrim me mend sa krenar duhet të ndihet reperi për genet e trashëguara tek e bija.



















