KreuCelebrity

Nuk mjaftuan gjobat e sulmet, Rita Ora përballet dhe me humbjen e nje mikeshe në moshë shumë të re!

Rita Ora u përball së fundi me gjoba e sulme për shkak të shkeljes së rregullave anti-Covid. Por shqetësimet për këngëtaren shqiptare nuk u mbyllën aty.

Rita ka marrë së fundi një lajmqë e ka trishtuar së tepërmi, atë të shuarjes së një fanseje të madhe dhe mikeshe shumë të mirë për të.“U shkatërrova kur mësova se Suzana e bukur u nda nga kjo botë. Suzana ishte një mikeshë të cilën e njoha nga fanpage-et. Ajo ishte një mbështetëse e shkëlqyer dhe një prezencë e madhe në komunitetin e fansave të mi.Do të na mungojë fytyra e saj e bukur dhe zemra e madhe! Ngushëllimet e mia të thella shkojnë për familjen dhe miqtë e Suzanës.Nëse ndihesh vetëm, dije që nuk je! Mund ta mbrosh shëndetin tënd mendor. Mos vuaj në heshtje, kërko ndihmë!”- ishte mesazhi i Rites.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF