
Shifrat e përcjella nga Ministria e Shëndetësisë mbi pandeminë në Shqipëri, janë në rënie, cka konsiderohet një lajm i mirë, edhe pse është ende shumë shpejt që ky zhvillim të përcaktojë trendin e ditëve në vijim. Në 24 orët e fundit janë shënuar 8 humbje jete. Viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana dhe 1 qytetar nga Librazhi të moshave nga 58-85 vjeç. Ndërsa nga kryerja e 2276 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 538 persona. Në prag të festave të fundvitit, ministria u bëri apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet, të shmangni grumbullimet dhe të festojnë brenda familjes së tyre të vogël. “Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi festa të shëndetshme dhe të parandalojmë përhapjen e virusit SarsCov2”, thuhet në njoftimin e saj.
COVID-19 – Statistika (19 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 538
Të shëruar në 24 orë 405
Të shtruar në spitale 376
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2276
Testime totale 236,788
Raste pozitive 52,542
Raste të shëruara 27.831
Raste Aktive 23.637
Humbje jete 1074
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12698
Fier 1725
Durrës 1368
Shkodër 1278
Vlorë 1138
Korçë 1093
Elbasan 982
Berat 944
Lezhë 944
Gjirokastër 564
Kukës 489
Dibër 414



















