Selvije Jao është brunia bukuroshe në krah të Shpat Kasapit, dhe tashmë ai e prezantoi vetë publikisht, duke i bërë dhe një premtim se “do të kujdeset për zemrën e saj dhe do ta ruajë me dashuri”. Të gjithë presin tani që këngëtari të ndryshojë shumë shpejt statusin civil.
Për lidhjen e trye ishte folur prej disa kohësh, megjithatë Shpati vetë ishte përpjekur ta mbante larg syve të publikut partneren e tij, ashtu sic ka bërë në përgjithësi me jetën e vet private. Megjithatë, papritur vendosi se ishte koha të tregonte se kë ka në krah, e ndoshta po mendon se ajo është vajza me të cilën do që të ndajë jetën.



















