Fansat e quajtën “ Një mrekulli Krishtlindjesh”! Për ta, i tillë ishte lajmi që qarkulloi në mediat italiane se Eros Ramazzotti dhe ish bashkëshortja e tij, Marica Pellegrinelli janë rikthyer bashkë.
Ndarja zyrtare e tyre erdhi korrikun e 2019-tës, dhe shumë shpejt pas divurcit, Marica u fotografua në Ibiza në shoqërinë e sipërmarrësit, Charley Vezza. Nuk zgjati shumë megjithatë që rruget e Marica dhe Charley të ndaheshin. E përjavshmja Chi shkaktoi gëzim të madh mes admiruesve të Ramazzatottit kur doli këto ditë me pretendimin se ai dhe ish e shoqja, me të cilën kanë dy fëmijë, janë sërish bashkë.
Fakti që ata vazhduan të jetonin nën të njëjtën cati duket e ka ushqyer edhe më shumë idenë e ribashkimit. Marica megjithatë e ka mohuar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, por admiruesit sërish nuk duan ta besojnë atë që ajo thotë.



















