KreuCelebrity

Anxhela Peristeri fiton Festivalin e 59-të të këngës!

Është mbyllur nata finale e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH, juria e të cilit shpalli njëzëri fituese të këtij edicioni Anxhela Peristerin me “Karma”. Kënga me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Bahitit, ishte një ndër më të klikuarat në playlistën mbi Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar në YouTube.

Vendi I dytë, thuhet në faqen online të Radio Televizionit Shqiptar, i takoi Sardi Strugajt, për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vetë Sardit dhe muzikë të Edesa Malçit. Në vend të tretë u rendit u rendit këngëtarja Festina Mejzini me “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut. Gjatë mbrëmjes së sotme u dha edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës me fituese Evi Reçi, “Tjerr”, me muzikë nga Olsa Toqi dhe tekst të Florian Zykës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF